Aktualitet

”VOL-VO 4”/ Prokuroria përfundon hetimet për grupin që tjetërsuan pronat tek Rana e Hedhun në Shëngjin, akuzat mbi ish

25 Nëntor 2019, 10:49 Nga DOSJA
”VOL-VO 4”/ Prokuroria përfundon hetimet për grupin

Tiranë– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për një nga grupet e ‘Dosjes 339’, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Mes të përfshirëve është edhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka. Dosja e hetimit të këtij grupi tashmë ka kaluar në gjykatë.

Akuzat:

Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për ‘falsifikimi të dokumenteve’, ‘falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve’,’ shpërdorimi i tokës” në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.  Të njëjtën natë me të u arrestua edhe deputeti tjetër i PS-së, Arben Çuko.Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar. Mes te pandehurve Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Gjatë “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në pranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë. U arrestua edhe ish-deputeti që më pa u la i lirë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni vol-vo 4 sekuestrohen pronat e arben ndokes sekuestrohet pasuria e arben ndokes operacioni vol-vo 4 sekuestrohen pronat e arben ndokes sekuestrohet pasuria e arben ndokes

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2019, 08:56

Tiranë- Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë.  Zpgu i ...