Aktualitet

Të dehur, me drogë me vete dhe të dënuar me burg, arrestohen katër persona problematikë në Vlorë dhe Sarandë

25 Nëntor 2019, 09:45 Nga DOSJA
Të dehur, me drogë me vete dhe të dënuar me burg, arrestohen

SHQIPËRI– Katër persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 64 vjeçar me inicialet N.M., banues në Vlorë është vënë në pranga pasi rezulton i dënuar me gjashtë muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po nga Policia e Vlorës është vënë në pranga një 26-vjeçar me inicialet F.Sh, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga gjithashtu dy shtetas të tjerë, me F.A., 45 vjeç dhe E.D., 37 vjeç, të dy banues në Sarandë. Në banesat e dy të prangosurve janë gjetur doza të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë Vlorë, Sarandë

Gjatë fundjavës, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive të ndryshme, Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “Pavarësia” Vlorë, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Narkotikëve pranë Komisariatit të Saramdës, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre dy shtetasve pasi nga kontrolli personal dhe në banesat e tyre, Policia ka konstatuar lënde narkotike (sasi të vogla) e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen kater persona policia e sarandes policia e vlores arrestohen kater persona policia e sarandes policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2019, 08:56

Tiranë- Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë.  Zpgu i ...