Aktualitet

U gjetën të shtrirë pranë kalasë, Policia: ISSH ka gjobitur lokalin ku dy të rinjtë u dehën me alkool

25 Nëntor 2019, 07:54 Nga DOSJA
U gjetën të shtrirë pranë kalasë, Policia: ISSH ka

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar, lidhur me dehjen e dy të rinjve mbërmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit gjatë një feste ditëlindjeje, ku kishin konsumuar pije alkoolike. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ISSH ka gjobitur lokalin ku u dehën dy adoleshentët.

Njoftim i policisë:  

Elbasan

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç , banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike.

Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”, Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.

Ndërkohë sipas policisë të miturit nuk kanë konsumuar drogë ashtu siç u dyshua në fillim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për vlerësimin e rastit në fjalë.

Mbrëmjen e djeshme dy 12-vjeçarët kanë kaluar në gjendje shoku për shkak të alkoolit dhe lëndës narkotike që kishin konsumuar. Ata janë dërguar në urgjencën e Elbasanit ku pritet t’ju nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve mjekësore.Gjithashtu bëhet me dije se do të shoqërohet në polici administratori i lokalit, banakieri dhe kamerierët, të cilët do pyeten rreth ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dy 12 vjecaret perfundojne ne urgjence femije te droguar ne elbasan policia e elbasanit dy 12 vjecaret perfundojne ne urgjence femije te droguar ne elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll