Aktualitet

“Ai po jep shpirt”/ Burri i shtrirë mes Tiranës, alarmohen qytetarët, vonohet ambulanca (VD)

25 Nëntor 2019, 07:54 Nga DOSJA
“Ai po jep shpirt”/ Burri i shtrirë mes Tiranës, alarmohen

Tiranë– Një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast të rëndë në redaksinë e JOQ Albania.

Ai ka dërguar një video, ku shihet një burrë i shtrirë në trotuarin përballë shkollës së mesme Hoteleri-Turizëm në Tiranë.

Sipas denoncuesit, personi në fjalë dyshohet se kishte pësuar një atak në zemër, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se jo vetëm që asnjë kalimtar nuk u ofrua për t’i dhënë ndihmë burrit, por vetëm sa ishim mbledhur aty përreth, por sipas asaj që tregon qytetari, edhe ambulanca që erdhi për ta vizituar, iku pa i dhënë asnjë mjekim.

Nëse kjo që deklaron qytetari është e vërtetë, kjo përbën një skandal në lidhje me shërbimin e Urgjencës në kryeqytet, pasi ambulancat jo vetëm që vijnë me vonesë në raste emergjencash, por ashtu si në këtë rast, mund të ndodhë që nuk të japin as ndihmën e parë.

Burri pëson atak kardiak në Tiranë, qytetari: S’e ndihmoi askush, ambulanca erdhi dhe iku pa i dhënë asnjë mjekim on Vidnews.

Denoncimi i plotë: Prsh joq!!! Me kete video desha te ndaja me ju disa momente prekese te ketij meso burri , ai kishte pesuar nje Atak Zemre mesa sa u informuam dhe u shtri aty ne tok , asnje spo e ndihmonte dhe madje ambulanca ishte dhe iku pa i dhen asnje mjekim. Me erdhi shum keq. Vidjoja esht ber sot ke mbikalimi perball shkollesh hoteleri turizem rreth ne oren 18:15. Ju lutem anonim.”

Marrë nga JOQ

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmohen qytetarët në tiranës burri i shtrirë mes tiranës alarmohen qytetarët në tiranës burri i shtrirë mes tiranës

Sondazh

Poll