Aktualitet

I dërguan në lokal një grup të rinjsh, si përfunduan të droguar dy fëmijët, pritet shoqërimi i pronarit dhe stafit

24 Nëntor 2019, 21:28 Nga DOSJA
I dërguan në lokal një grup të rinjsh, si përfunduan

ELBASAN Dosja.al ka zbardhur detaje të rjea nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku dy 12-vjeçarë kanë përfunduar në gjendje shoku në Urgjencë. Burime nga policia e Elbasanit, bëjnë me dije për Dosja.aL se dy 12-vjeçarët kanë shkuar fillimisht në një lokal pranë kalasë së qytetit. 

Ata kanë qenë të shoqëruar nga një grup të rinjsh më të rritur në moshë, gjithashtu të skeduar nga policia si përdorues droge. Dy të miturit kanë filluar të pinë alkol dhe mësohet të kenë konsumuar gjithashtu lëndë narkotike në shoqërinë e djemve më të rritur.

Këta të fundit janë larguar, ndërsa dy 12-vjeçarët kanë kaluar në gjendje shoku për shkak të alkolit dhe lëndës narkotike që kanë konsumuar. Ata janë dërguar në urgjencën e Elbasanit ku pritet t’ju nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve mjekësore.

Gjithashtu bëhet me dije se do të shoqërohet në polici administratori i lokalit, banakieri dhe kamerierët, të cilët do pyeten rreth ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan femije te droguar ne elbasan elbasan femije te droguar ne elbasan

Sondazh

Poll