Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti i braktisur turk, mister fati i kapitenit të zhdukur
24 Nëntor 2019, 20:21Nga DOSJA
TIRANË– Jahti turk që u gjet i braktisur dy muaj më parë në bregdetin e Shëngjinit është tërhequr nga pronari i tij Nedim Akyuz. Ndërkohë fati i kapitenit Sezgin Yavuz vijon të jetë mister.
Burime nga Prokuroria e Lezhës dhe Autoriteti Portual bëjnë me dije për Dosja.al se është dhënë autorizimi që Akyuz të tërhiqte jahtin në pronësi të tij.
Përfaqësues nga ambasada Turke në Tiranë, avokati i pronarit të jahtit si dhe oficerë të policisë gjyqësore Lezhë kanë zbritur ditën e sotme në Portin e Shëngjinit për të vijuar me proçedurat për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues.
Jahti luksoz u gjet i braktisur pak ditë më parë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz. Policia ka nisur hetimet për fatin e kapitenit të ketij mjeti lunrues, por nuk dihet asgjë për të.
Deri tani ka dyshimet se ai mund të jetë vrarë, por një pistë është që mund të ketë vdekur dhe natyralisht. Ndërkohë mësohet se ai kishte ardhur nga Mali i Zi dhe ishte i vetëm në Jaht.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Banorët e “Unazës së Re”, do të vijojnë qëndresën e tyre ndaj qeverisë edhe pas aksionit të IKMT-së që shembi dhjetëra banesa në Astir. Dosja...
FIER– Një tifoz i klubit të futbollit “Tomorri” është dhunuar në mënyrë barbare pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Pat...
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për anëtarët e grupit “Bajri”. Gjykata la në burg: Safet Bajri (Rustemi), Ilir Rustemi, Astmer Bilali, ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga skema e prostitucionit që përdorte grupi ku bënte pjesë edhe Hermes Nikaj, ‘Zogu i Tiranës’ që u arrestua s...
SARANDË– Katër automjete janë përplasur kokë më kokë në qytetin e Sarandës. Dosja.al mëson se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, përpara maternit...
TIRANË– Ky është qëllimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, i cili mbrëmjen e 29 nëntorit, në kuadër të 75 vjetorit të Çlirimit, propozon një...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga skema që përdorte grupi i prostitucionit, pjesë e të cilit ishte edhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zo...