Aktualitet

Banorët e Unazës së Re nuk dorëzohen! Pas aksionit të IKMT-së marshojnë prejt Prokurorisë, ja kërkesat e tyre

24 Nëntor 2019, 20:11 Nga DOSJA
Banorët e Unazës së Re nuk dorëzohen! Pas aksionit të

TIRANË– Banorët e “Unazës së Re”, do të vijojnë qëndresën e tyre ndaj qeverisë edhe pas aksionit të IKMT-së që shembi dhjetëra banesa në Astir.

Dosja.al mëson se banorët e Unazës së Re do të nisen nesër drejt Prokurorisë së Tiranës ku do të zhvillojnë edhe protestën e tyre të radhës.

Burime nga banorët kanë bërë me dije për Dosja.al se ky marshim do të nisë në orën 11:30, ku ata do të mblidhen fillimisht te kisha pranë rrugës së Kavajës dhe më pas do të marshojnë drejt prokurorisë.

Ata pretendojnë se Prokuroria duhet të nisë hetimet dhe të anulojë punimet në zonë. Prezentë gjatë protestës mësohet se do të jenë edhe deputetë të Opozitës.

IKMT-ja ka zbarkuar në Astir pak ditë mk parë për të shembur banesat e planifikuara. Gjatë aksionit ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, duke sjellë edhe dhjetëra të lënduar. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar 10 persona në polici, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili u la i lirë disa orë më pas.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor protesta tek unaza e re përplasjet e astirit 12 nëntor protesta tek unaza e re

Sondazh

Poll