Aktualitet

Shkopa bejsbolli dhe shkelma, dhunohet barabarisht tifozi i Tomorrit, e ndoqën me makina dhe e nxorrën nga rruga (Emri)

24 Nëntor 2019, 19:24 Nga DOSJA
Shkopa bejsbolli dhe shkelma, dhunohet barabarisht tifozi i Tomorrit, e

FIER– Një tifoz i klubit të futbollit “Tomorri” është dhunuar në mënyrë barbare pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Patosit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomorri, që u mbyll me rezultatin 1-2.

Burime për Dosja.al tregojnë se në aksin nacional Patos-Berat, i dhunuari Nderim Deliu që po udhëtonte me automjetin e tij, është ndjekur nga dy automjete, njëri i llojit ‘Golf’ dhe tjetri ‘Benz’, të cilët më pas e kanë goditur me makina duke e nxjerrë jashtë rruge.

Më pas gjashtë personat që ishin në dy automjetet e kanë nxjerrë Deliun nga makina e tij dhe e kanë goditur me shkelma e shkopa bejzbolli.

Ata janë larguar duke e lënë të dhunuarin të shtrirë në rrugë. Deliu është dërguar më pas në Spitalin e Fierit për të marrë dihmën e nevojshme mjekësore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet tifozi i tomorrit nderim deliu dhunohet tifozi i tomorrit nderim deliu

Sondazh

Poll