Aktualitet

Në spitalin e Laçit mungojnë mjekët specialistë, ambulancat të amortizuara prej kohësh

24 Nëntor 2019, 16:34 Nga DOSJA
Në spitalin e Laçit mungojnë mjekët specialistë,

LAÇ– Në spitalin e Laçit ende nuk janë shfaqur problemet nga virozat e stinës tek të vegjlit, ndërsa mjeku i urgjencës, Agron Lala tregon se me ardhjen e temperaturave të ulta, pritet fluks si çdo vit tjetër. Ai ka shtuar se medikamentet ndodhen në këtë spital dhe çka është më e rëndësishme, në pavionin e famijëve ndodhet mjeku pediatër i munguar prej kohësh.

Me ndërhyrjen e përgjegjësit të spitalit në Laç, një mjeke në pension vijon vizitat pranë repartit pediatrik.

Mungesa e mjekëve specialistë mbetet ende problem i kahershëm në këtë spital, dhe ajo e pavionit të kirurgjisë. Në rastet e urgjencave mjeket e këtij spitali detyrohen ti përcjellin në spitalet e Lezhës dhe në kryeqytet.

Venedik Çallo tregon për amortizimin e autoambulancave, dhe ato të dhuruara nga donatorët, dhe jo investime nga ministria e Shëndetësisë. Në disa qendra shëndetësore të Kurbinit mbartin problematika të ndryshme infrastrukrurore. Ai apelon për investime në spitalin e Laçit dhe në shërbimin mjekësor në tërësi.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron lala spitali i laçit venedik çallo agron lala spitali i laçit venedik çallo

Sondazh

Poll