Aktualitet

Tentoi të vidhte “Benzin”, bie në pranga 62-vjeçari në Elbasan

24 Nëntor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Tentoi të vidhte “Benzin”, bie në pranga 62-vjeçari

ELBASAN- Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është konstatuar se po tentonte të vidhte një automjet në qytetin e Elbasanit.

I arrestuari është shtetasi me iniciale K.B, në lagjen, “Qemal Stafa”, është konstatuar nga shërbimet e rendit në tentativë për të vjedhur mjetin tip, ” Benz”, në pronësi të shtetasit M.B.

62 vjeçari mësohet se është autor i vjedhjes së njē aparati celular, në pronësi të shtetasit N.M., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi zyrtar:

Tentoi të vjedh një mjet, arrestohet në flagrancë nga Policia 62 – vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:K.B., 62 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen, “Qemal Stafa”, Elbasan, ēshte konstatuar nga shërbimet e rendit në tentativë për të vjedhur mjetin tip, ” Benz”, në pronësi të shtetasit M.B.,

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi i lartëpërmendur, është dhe autor i vjedhjes së njē aparati celular, në pronësi të shtetasit N.M., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person elbasan vjedhje makine arrestohet nje person elbasan vjedhje makine

Sondazh

Poll