Aktualitet

Rrahu me grushte arbitrin gjatë ndeshjes, arrestohet basketbollisti i Tiranës (EMRI)

24 Nëntor 2019, 08:01 Nga DOSJA
Rrahu me grushte arbitrin gjatë ndeshjes, arrestohet basketbollisti i

Durrës– Basketbollisti Bruno Daliu i cili goditi gjatës ndeshjes  mes Teutës dhe Tiranës arbitrin 26-vjeçar me iniciale J.M është arrestuar nga Policia. Sipas Policisë mbi të rëndon veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Lojtari i Tiranës qëlloi me grushte e shpulla arbitrin në mes të ndeshjes. Pamjet tregojnë një dhunë të paprecedentë, e cila prej shumë kohësh nuk shihej në këtë sport. Ndeshja në fund u mbyll në favor të Teutës me rezultatin 98-86, por rezultati u bë i pa vlerë përballë këtij skandali që ndodhi në basketbolli shqiptar.

Pamje nga sherri dje:

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bruno daliu dhuna ne basketboll arrestohet bruno daliu dhuna ne basketboll

Sondazh

Poll