Aktualitet

Makina e Policisë përplaset me “Benz-in”, plagoset Komandanti i Grupeve të Gatshme në Elbasan (EMRI)

24 Nëntor 2019, 06:26 Nga DOSJA
Makina e Policisë përplaset me “Benz-in”, plagoset

Elbasan- Gjatë mesantës pranë shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan është përplasur një mjet tip “Benz” me një makinë të Patrullës së Policisë.

Mësohet se nga përplasja është plagosur Komandati i Grupeve të Gatshme, Enver Muça. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Në makinën e Policisë ndodheshin dhe disa punonjës policie të cilët nuk janë lënduar.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. Theksojmë se Policia njofton se nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Kongresi”, Elbasanit, shtetasi A.J., 22 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin e shërbimit të patrullës së përgjithshme tip “Hondai”, me drejtues shtetasin A. H., banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan, efektiv i Komisaratit të Policisë Elbasan. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan enver muça plagoset komandati i grupeve të gatshme aksident ne elbasan enver muça plagoset komandati i grupeve të gatshme

Sondazh

Poll