Aktualitet

“Një zë më shumë i bën jehonë më shumë”, aktivistja thirrje fierakëve: Të shpëtojmë lumin Gjanica

23 Nëntor 2019, 18:41 Nga DOSJA
“Një zë më shumë i bën jehonë më

TIRANË- Xhentiana Muskaj një aktiviste e cila jeton në Gjermani prej dy vitesh tashmë lufton për kauzën e ndotjes së lumenjve, duke kërkuar ndërgjegjësimin e njerëzve që të kontribuojnë në pastrimin e tyre. Në një ekspozitë dy vite më parë në Tiranë, Muskaj tregoi ndotjen në lumin Gjanica, por shprehet se sot ai lum është njësoj i ndotur dhe për ketë nuk është aspak e kënaqur.

Aktivistja shkruan në një reagim në Facebook, se në dhjetor do të jetë në Fier ku do të ketë një ekspozitë për të treguar ndotjen dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve në këtë qytet. “Nuk më vjen keq të kaloj pushimet e mia të Dhjetorit në Fier duke tentuar të ndryshoj diçka. Nëse ka ndonjë që do të bashkohet gjithashtu duke shkëmbyer fotografi që tregojnë ndotjen e “Gjanica” më shkruaj ?. Një zë më shumë i bën jehonë më shumë”, shton ndër të tjera ajo. 

REAGIMI I PLOTË

Dy vjet më parë fillova një fushatë kundër ndotjes së lumit “Gjanica”. Kur e paraqita projektin si aktiviste, shumë pak e dinin se sa e ndotur ishte “Gjanica”. As unë nuk e dija. E ndjeja se kisha për detyrë të informoja se sa ishte i ndotur. Ekspozita e parë u hap në Tiranë.

Natën e parë kishte kavanoza me ujë nga Gjanica, rrobat në foton më poshtë ishin larë në lumë, në mesin e dhjetorit dy vjet më parë. Ndërsa i futa në ujë kuptova se sa e ndotur ishte “Gjanica”. Gjatë ekspozitave më pyetën se si banorët jetojnë me këtë aromë. Në çdo hapje të ekspozitave mostrat e ujit nga Gjanica qëndruan jo më shumë se 40 minuta.

Nuk e di se si banorët jetojnë … Për mua dhe të gjithë ata që më mbështetën, ky projekt tani ka mbaruar. Më uruan, u duartrokita, por pa asnjë vlerë, “Gjanica” është po aq e ndotur. Asgje nuk ka ndryshuar. Banorët që jetojnë në bregun e Gjanicës më kanë kërkuar që ta hap edhe një herë në Fier. Nuk më vjen keq të kaloj pushimet e mia të Dhjetorit në Fier duke tentuar të ndryshoj diçka. Nëse ka ndonjë që do të bashkohet gjithashtu duke shkëmbyer fotografi që tregojnë ndotjen e “Gjanica” më shkruaj ?. Një zë më shumë i bën jehonë më shumë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko lumi gjanica ndotja ne gjanice te shpetojme lumin gjanica genc sejko lumi gjanica ndotja ne gjanice te shpetojme lumin gjanica

Sondazh

Poll