Aktualitet

Aksident në Milot-Rrëshen, makina përplas për vdekje këmbësorin (VD)

23 Nëntor 2019, 16:15 Nga DOSJA
Aksident në Milot-Rrëshen, makina përplas për vdekje

MILOT- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen. Sipas informacioneve mësohet përplasja ndodhi pranë tregut të Milotit, ku kalimtari i identifikuar si Mentor Farruku nga Ternova e Dibrës, ngeli i shtrirë në tokë. 

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por ai nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

NJOFTIMI I PLOTË           

Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, automjeti tip “Benz”  me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi  i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rreshen aksident ne rrugen e kombit makina perplas kembesorin aksident ne rreshen aksident ne rrugen e kombit makina perplas kembesorin

Sondazh

Poll