Aktualitet

I vendosën gjobë fiktive biznesit në Elbasan? ISHSH mbron inspektorët: Shkelja është e dokumentuar, ai dhunoi punonjësin

23 Nëntor 2019, 11:50 Nga DOSJA
I vendosën gjobë fiktive biznesit në Elbasan? ISHSH mbron

TIRANË– Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka reaguar lidhur me marrjen nën hetim të tre inspektorëve nga Policia e Elbasanit. Me anë të një reagimi zyrtar, ISSH-ja thekson se funksionarët e saj kanë ushtruar vetëm detyrën dhe se biznesni është gjobitur konform parashikimeve, pasi sipas tyre, është konstatuar në shkelje të ligjit.

“Sipas procedurave ligjore subjekti është gjobitur me vlerë 300 000 mijë lekë (të reja). Inspektimi është kryer konform ligjit dhe shkelja është dokumentuar me foto.

Më tej në reagimin zyrtar të ISHSH-së, shkruhet se dy ditë më parë subjekti i gjobitur ka shkuar në zyrën e kryeinspektorit Hektor Musarajt dhe i ka kërkuar me tone presioni që t’i hiqej gjoba. Në momentin që hasi rezistencë e dhunoi atë.

Sipas Inspektoriatit, Policia ka arrestuar në flagrancë dhunuesin Elton Kila, i cili dhunoi kryeinspektorin Musaraj. 

Reagimi i ISSH:

Në date 11.11.2019 te Subjekti fizik bar- kafe gjatë kontrollit konform ligjit është konstatuar ne shkelje te ligjit antiduhan nga trupa inspektuese dhe Kryeinspektori i Qarkut ISHSH Elbasan. Sipas procedurave ligjore subjekti eshte gjobitur me vlere 300 000 mije leke(te reja).Inspektimi eshte kryer konform ligjit dhe shkelja eshte dokumentuar me foto.

Ne date 21.11.2019 rreth ores 10 e 30 subjekti paraqitet ne zyre te kryeinspektorit dhe me tone presioni qe ti hiqet gjoba godet fizikisht fillimisht kryeinspektorin dhe me pas inspektorin dhe largohet nga zyra. Inspektori A.M i dëmtuar fizikisht u dergua ne urgjencë në spital ku ju dha ndihma e pare mjekësore ndërsa dhe Kryeinspektori i ISSH Elbasan u paraqit prane Drejtorisë së Policise Vendore Elbasan per te denoncuar rastin.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elton Kila i cili dhunoi punonjësit e shtetit që kryen me korrektësi detyrën. Policia nuk e informoi Media për incidentin e rëndë, por këtë fundjavë ka raportuar  një variant tjetër duke manipuluar ngjarjen.

Ditën e sotme Policia e Elbasanit njoftoi se tre inspektorë të ISHSH-së janë nën hetim pasi akuzohen se i kishin vendosur një gjobë fiktive një biznesi, i cili sipas tyre nuk respektonte ligjin anti-duhan. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan elton kila hektor musaraj inspektoret nen hetim ishsh elbasan elton kila hektor musaraj inspektoret nen hetim ishsh

Sondazh

Poll