Aktualitet

200 mijë € mashtrim me punësime të rreme, arrestohet Migena Kajolli, Apeli Vlorë e dënoi me 8 vite burg (Skema e çiftit)

23 Nëntor 2019, 10:53 Nga DOSJA
200 mijë € mashtrim me punësime të rreme, arrestohet Migena

TIRANË–Policia e Shtetit ka arrestuar 30-vjeçaren Migena Kajolli. Kajolli, është arrestuar pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarët duke iu premtuar atyre punësim në këmbim të parave. Ajo është ndaluar pas dënimit nga gjykata e Apelit në Vlorë me 8 vite burg. Kajolli, u arrestua edhe më 22 maj të vitit 2018 bashkë me bashkëshortin e saj, Fisnik Kajolli. Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe I merrnin nga 2-3 mijë euro secili.

Skema ishte marrë në dorëzim nga 30-vjeçarja, e cila sipas burimeve nga organi i akuzës ka qenë edhe ideatorja e mashtrimit. Ajo iu thoshte ‘viktimave’ pasi iu kishte marrë paratë, se në telefonin e tye do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tyre për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej.

Nga hetimet rezultoi se këto mesazhe konfirmimi i niste Migena Kajolli. Për t’a bërë skemën edhe më të besueshme, çifti nënshkruante edhe akte noteriale.

Por ky nuk ishte fundi i veprimtarisë së tyre. Migena dhe Fisnik Kajolli, kanë arritur që të mashtrojnë motër e vëlla, duke i bindur ato se do t’i bënin aksionerë në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do t’u mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte.

Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se iu detyroheshin në shumën e parave që ju kishin marrë. Prokuroria ka arritur të mbledhë një sërë provash, duke filluar nga aktet noteriale deri te mesazhet telefonike që vërtetojnë këtë skemë mashtrimi. Përgjatë dy viteve, çifti Kajolli akuzohen se kanë përfituar rreth 200 mijë euro nga kjo skemë mashtrimi.

Jeta e luksit e çiftit Kajolli

Dy të rinjtë, e kishin zgjidhur problemin financiar në jetën e tyre. Ata kishin arritur të kishin një letë luksi përmes mashtrimit që iu bënin qytetarëve për punësim.
Gjatë hetimit u zbulua se paratë që merrnin me mashtrim, bashkëshortët Kajolli i shpenzonin për dreka dhe darka në restorante luksi, por edhe në veshje, telefona dhe makina.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fisnik kajolli gjykata e vlores mashtrim me punesimet migena kajolli fisnik kajolli gjykata e vlores mashtrim me punesimet migena kajolli

Sondazh

Poll