Aktualitet

I vunë gjobë fiktive biznesit në Elbasan, nën hetim 3 inspektorë të ISHSH, mes tyre edhe ‘shefi’

23 Nëntor 2019, 10:36 Nga DOSJA
I vunë gjobë fiktive biznesit në Elbasan, nën hetim 3

ELBASAN–  Policia ka vënë nën hetim tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të degës Elbasan pasi akuzohen se i kishin vendosur një gjobë fiktive një biznesi.

Mësohet se nën hetim janë vënë shtetasit H.M., 45 vjeç, kryeinspektor pranë ISHSH Tiranë, A.M. 46 vjeç, banues në Elbasan Inspektor pranë ISHSH dhe E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, inspektore prane ISHSH.

Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti në kuadër të kontrolli anti-duhan.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

• H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ( kryeinspektor), pranë ISHSH , dega Elbasan.

• E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë ( Inspektore), pranë ISHSH, dega Elbasan.

• A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.

Procedim ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 11.11.2019, në kuadër të kontrollit anti-duhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti.

Pak pas njoftimit të Policisë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me anë të një reagimi zyrtar, theksoi se funksionarët e saj kanë ushtruar vetëm detyrën dhe se biznesni është gjobitur konform parashikimeve, pasi sipas tyre, është konstatuar në shkelje të ligjit.

Më tej në reagimin zyrtar të ISHSH-së, shkruhet se dy ditë më parë subjekti i gjobitur ka shkuar në zyrën e kryeinspektorit dhe i ka kërkuar me tone presioni që t’i hiqej gjoba, në momentin që hasi rezistencë e dhunoi punonjësin e shtetit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan inspektoret nen hetim ishsh elbasan inspektoret nen hetim ishsh

Sondazh

Poll