Aktualitet

Atentati në Mirditë/ E shkuara e errët e të plagosurit, i dënuar në Greqi për drogë, 5 vjet më parë i vranë babanë m

23 Nëntor 2019, 08:37 Nga DOSJA
Atentati në Mirditë/ E shkuara e errët e të plagosurit, i

MIRDITË- Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rubik të Mirditës. Mësohet se Policia ka identifikuar autorët e rrahjes dhe plagosjes së Frederik Lekës dhe po punon për kapjen e tyre.

Policia nuk i ka publikuar emrat e tyre, por ka bërë të ditura vetëm inicialet. Të shpallur në kërkim për ngjarjen janë: A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë. Fillimisht palët janë konfliktuar verbalisht për shkak të motiveve të vjetra dhe më pas kanë ushtruar dhunë mbi 26-vjeçarin dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri.

Po kush është Frederik Leka?

I plagosuri Frederik Leka 26-vjeç ka precedentë të mëparshëm penal. Ai ka qenë dënuar në Greqi me 4 vite burg për lëndë narkotike. Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë babai Mark Leka me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.

GJENDJA 

26-vjeçari, Frederik Leka aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, pasi ende po mjekohet për shkak të një plagë që ka marrë në shpatull nga arma e zjarrit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Mirditë, Lezhë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.

Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mark leka plagoset frederik leka plagosje ne rubik mark leka plagoset frederik leka plagosje ne rubik

Sondazh

Poll