Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Rubik, plagoset 26-vjeçari, në gjendje të rëndë tek ‘Trauma’ (Emri)

22 Nëntor 2019, 18:52 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Rubik, plagoset

RUBIK- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Rubik. Mësohet se Frederik Leka, 26 vjeç është personi i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk konfirmohet nëse kemi të bëjmë me një tentativë për vrasje.

Policia po punon për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë: 

“Në vendin e quajtur”Rreth I Eperm” Mirditë,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset frederik leka plagosje me arme plagosje ne rubik plagoset frederik leka plagosje me arme plagosje ne rubik

Sondazh

Poll