Aktualitet

“Zgjohu, ke shkollë”/ 16-vjeçari shqiptar humb jetën teksa ishte në gjumë, nëna mendonte se flinte (Emri+Foto)

22 Nëntor 2019, 15:16 Nga DOSJA
“Zgjohu, ke shkollë”/ 16-vjeçari shqiptar humb

ITALI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Itali, në Roseto degli Abruzzi, një qytet në provincën e Teramos.

Matteo Marku një djalë 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa ishte gjumë. Nëna e tij e gjeti djalin të pa jetë në shtrat.

Sipas medieve italiane, 16-vjeçari gëzonte shëndet të plotë, por mendohett se ajo që i ka marrë jetën ka qenë një arrest kardiak. Matteo kishte lindur në Itali nga prindër shqiptarë.

Fatkeqësisht, sot ai nuk u ngrit për të shkuar në shkollë ashtu siç bënte çdo dite, zilja kishte rënë si çdo mëngjes, por Matteo nuk ishte zgjuar, nëna e tij mendoi se ai dëshironte të qëndronte dhe pak në shtrat.

“Zgjohu,ke shkollë”, e nxiste nëna, por nuk pa asnjë lëvizje të djalit ndaj u afrua dhe pa se Matteo ishte pa ndjenja dhe nuk po merrte frymë.

Djali, nga autopsia që ka dalë nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ai jetonte me nënën e tij, babanë (një punëtor ndërtimi) dhe motrën.

(M.P, A.M/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali matteo marku vdes shqiptari itali matteo marku vdes shqiptari

Sondazh

Poll