Aktualitet

‘Kërcënimi i Tedi Blushit’/ Gazetarja Lala zbardh shkresën e Presidencës për Prokurorinë: Telefonuesi u prezantua si d

22 Nëntor 2019, 12:36 Nga DOSJA
‘Kërcënimi i Tedi Blushit’/ Gazetarja Lala zbardh

Tiranë- Pasi foli publikisht Presdienti Ilir Meta, Presidenca  i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës ku i kërkon të verifikojë shantazhin ndaj zëdhënësit Tedi Blushi.

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë detaje të reja për këtë çështje, shkruan Ballkanweb,  pasi ka deklaruar se Presidenca kërkon verifikimin e telefonatës që i është bërë zëdhënësit nga një telefonues që është prezantuar si diplomat.

“Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Presidencës, sipas gazetares.

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta deklaroi se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Ende nuk dihet se cila është ambasada të cilës i referohet presidenti Ilir Meta në reagimin e tij, por në një vëzhgim të Dosja.al, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ditën djeshme pati dy postime për ambasadat. I pari, lidhet me bisedën telefonike të Metës me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ku thoshte se ‘garantët’ e Dvoranit morën përgjigjie, dhe se selia te rruga e Elbasanit përdoret nga Rama për në Xibrakë.Ndërsa reagimi i dytë, është ai ku konfirmohet biseda me Palmer dhe kërkohet autorizimi nga Guri Lekloti i ambasadës në Shqipëri për të bërë publike përmbajtjen e saj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet tedi blushi klodiana lala kercenohet tedi blushi klodiana lala

Sondazh

Poll