Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin që liroi nga burgu Lul Berishën, dhe prokurorin e Lezhës (EMRAT)

22 Nëntor 2019, 11:28 Nga DOSJA
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin që liroi nga burgu Lul Berishën, dhe

Tiranë-KPK shkarkon nga detyra  gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrionin dhe prokurorin e Lezhës Simon Pashukun.

Mësohet se Vrioni kishte probleme me pasurinë. Edhe pse në seancë nuk munguan raportet mjekësore për të, Komisionit i Pavarur i Kualifikimit doli në përfundimin se Arben Vrioni rezulton në total për të gjitha vitet deklarimit të pasurisë me një mungesë burimesh financiare prej 9.3 milionë lekësh. Bëhet fjalë për apartamente të tij, një të blerë në vitin 2000 dhe tjetrin dy vite më vonë.

Apartamenti tjetër është blerë nga nëna e gjyqtarit në vitin 2002, ku ka paguar si kapar 1.5 milionë lekë, në një kohë kur apartamenti kishte vlerën 4.5 milion lekë. Në fund, kontrata për blerjen e kësaj pasuria ishte mbyllur nga gjyqtari me vlerën 1.9 milionë lekë. Dyshime pati edhe për blerjene një makine prej 12 mijë eurosh nga ana e gjyqtarit. Po kështu u tha se Gjithashtu, gjyqtari i ka marrë borxh baxhanakut 25 mijë paund për të paguar shkollimin e të bijës në Britani, por vetëm disa ditë më vonë, nëna e gjyqtarit, i ka çuar baxhanakut të Vrionit 35 mijë dollarë.

Theksojmë se gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ai është një nga gjyqtarët, për të cilët anëtarët e grupit të Shullazit kërkonin dorëheqjen e tij. Arben Vrioni, i cili ishte nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve.

Ndërsa për prokurorin e Lezhës Simon Pashuku, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje disa probleme të pasurisë. ILDKPKI gjeti ndër të tjera se Pashuku kishte bërë deklarim të rremë dhe po ashtu fshehje pasurie. Relatorja Pine vuri në dukje se gjetjet e ILDKPKI u konfirmuan edhe nga hetimi i Komisionit. Nga relatimi u la të kuptohej se problemet kryesore të Pashukut vinin prej 40 mijë eurove të pretenduar si dhurata nga të afërmit, mungesës së dokumentacionit për të provuar të ardhurat nga qiraja dhe deklarimi i pasaktë i pronës së lëshuar me qira.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben vrionin simon pashukun arben vrionin simon pashukun

Sondazh

Poll