Aktualitet

LETRA/ Merr fund gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP dorëzon listën përfundimtare në Kuvend

22 Nëntor 2019, 10:04 Nga DOSJA
LETRA/ Merr fund gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP

TIRANË- Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar Kuvendit listën me emrat e prokurorëve të cilët janë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. 

Ka qenë kreu i KLP, i cili me anë të një letra lajmëron Kuvendin se e kanë mbyllur garën për pëzgjedhjen e kryeprokuorit dhe tashmë lista duhetë kaloj në seancë plenare për votim. 

LETRA E PLOTË

Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.

Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxorri listës me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Sipas proçedurës, prokurori i ri do të zgjidhet jo më larg se data 20 dhjetor. Arta Marku ishte e vetmja që kontestoi këtë renditje duke kërkuar shpjegime nga KLP për pikët që kishte marrë, por ajo nuk kërkoi apelimin e rezultatit. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor në kuvend lista me kandidatët 3 kandidatët olsian cela arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor në kuvend lista me kandidatët 3 kandidatët olsian cela

Sondazh

Poll