Aktualitet

Alarm i rremë, çanta e zezë pranë sheshit Skënderbej… e mbushur me kaçavida

22 Nëntor 2019, 10:46 Nga DOSJA
Alarm i rremë, çanta e zezë pranë sheshit

TIRANË- Një çantë e zezë, e mbushur me vegla pune si kaçavida, dhe çelësa, ka alarmuar qytetarët. Kanë qenë ata të parët që kanë pikasur një çantë të braktisur në hyrje të Bulevardit “Zogu i Parë”, dhe kanë njoftuar forcat e policisë që kanë shkuar menjëheë vendngjarje.

Efektivët kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa forcat xheniere pasi kanë bërë kontrollin, ka rezultuar se çanta ka patur vetëm vegla pune. Ky nuk është rasti i parë që çanta dhe valixhe të cilat iu humbasin apo iu bien qytetarëve ngjallin panik nëpër rrugët e kryeqytetit. Por fatmirësisht, këto çanta, gjithnjë kanë patur veshje, ose libra.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe ne tirane alarm per bombe ne tirane

Sondazh

Poll