Aktualitet

“Kap ç’a t’kapësh”, qytetarët denoncojnë prokurorin Kolë Hysenaj: Godina gjigande që ka në Fushë Prezë, po e fs

10 Nëntor 2019, 15:44 Nga DOSJA
“Kap ç’a t’kapësh”, qytetarët

TIRANË– Në redaksinë e Dosja.al ka ardhur një denoncim për prokurorin Kolë Hysenaj, pas lajmeve për votimin e këtij të fundit dhe për përdorimin e tij nga maxhoranca. 

Dosja.al sjell sot denoncimin e disa qytetarëve të cilët shprehen se Hysenaj, që pavarësisht se ishte në listën e zezë të “KÇK”, të hartuar nga vetë Kryeministri Rama, jo vetëm që nuk u shkarkua por u ngrit në detyrë, zotëron një godinë të madhe në Fushë-Prezë, të cilën e ka të regjistruar në emër të vjehrrit të tij.

Bëhet fjalë për pronën që shikoni në foto, ndërtesën tre katëshe të rrethuar me avlli.

Fotot janë dërguar në redaksinë e Dosja.al, të cilët shprehen se e gjithë zona e di që godina në fjalë është e prokurorit Kolë Hysenaj që mbart në shpatulla drejtësinë e padhënë për vogëlushin Denis Almadhi që humbi jetën në operacion, dëmshpërblimin e munguar për punonjësin B. Bozhana nga Durrësi që humbi jetën në punë në segmentin Korçë – Ersekë.

Ndërkohë kujtojmë se neni 30 Ligji nr. 84/2016 përcakton se për rivlerësimin kalimtar të gjyqtareve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, duhet vleresuar pasuria e tyre dhe e personave të lidhur me subjektin, në rastin kontret me Hysenajn.

Godina rezulton e regjistruar në emrin e vjehrrit të Hysenajt, por që aktualisht po punohet nga persona të tjerë, të cilët e kanë marrë me qera.  Gjithsesi Dosja.al do të vijojë të investigojë në lidhje me çështjen në fjalë, për t’ju njohur edhe më dokumentat përkatëse që vërtetojnë pronësinë e kësaj godine.

Dosja.al ka sjellë në vëmendjen e publikut edhe denoncime të tjera në lidhje me pronat e prokurorit Kolë Hysenaj që falë bindjes së tij politike dhe përkrahjes së maxhorancës nuk u shkarkua. Një nga rastet që mund të përmendim është ajo e vilës së tij në Korçë që kap vlerën e 500 mijë eurove, por që është trajtuar si “Objekt i trashëgimisë kulturore”, sipas vendimit të ministrisë së Kulturës.

dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i qytetareve per prokurorin kole hysenaj fushe preze kole hysenaj denoncimi i qytetareve per prokurorin kole hysenaj fushe preze kole hysenaj

Sondazh

Poll