Aktualitet

Gjykata e Lartë rikthen për shqyrtim dosjen ndaj Alket Hatisë: Vendimi ishte me mangësi të theksuara

22 Nëntor 2019, 10:09 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë rikthen për shqyrtim dosjen ndaj Alket Hatisë:

TIRANË– Gjykata e Lartë ka vendosur që të rikthejë në rishqyrtim dosjen kundër Alket Hatisë, që njihet dhe si “Zoti i drogës”. Me një trupë provizore të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është vendosur që të prishë vendimin e Apelit të Gjykatës së Durrësit për Alket Hatinë duke e rikthyer sërish në këtë institucion për ta rishqyrtuar.

Sipas informacioneve mësohet se Gjykata e Lartë ka vendosur rigjykimin pasi shprehet se kjo dosje ka mangësi dhe “Gjykimi dhe vendimi ishte me mangësi të theksuara”.

Edhe pse kjo gjykatë kërkon rigjykimin për Alket Hatinë, ai është i lirë prej korrikut të vitit 2017 pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

HISTORIA E ALKET HATISË

Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Durrësit e liroi më 11 korrik 2017. Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale. Akuza argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal. Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë. Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alket hatia gjykata e lartë kerkohet rishqyrtim nga alket hatia alket hatia gjykata e lartë kerkohet rishqyrtim nga alket hatia

Sondazh

Poll