Aktualitet

Padia e Metës ndaj Dvoranit, Krimet e Rënda regjistrojnë çështjen. Klodian Braho ka në dorë fatin e kreut të KED

22 Nëntor 2019, 10:01 Nga DOSJA
Padia e Metës ndaj Dvoranit, Krimet e Rënda regjistrojnë

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar kallëzimin penal ndaj Ardian Dvoranit pas padisë së depozituar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Sipas informacioneve mësohet se çështja tani është në duart e prokurorit Klodian Braho dhe nurmi i çështjes është 286.

Krimeve të Rënda deklarojnë se kallëzimi është bërë nga Kreu i Shtetit  është ëbrë në datën 12 nëntor dhe një ditë më vonë është hedhur shorti për të caktuar prokurorin dhe tashmë çështja është në duart e tij.

Ndërkohë që padinë e Metës e shqyrtoi Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Tiranës, por vetëm Krimet e Rënda e kanë regjistruar si çështje dhe kanë 18 ditë afat për hetim. 

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar  Marsida Xhaferllarin, ndërsa Arta Vorpsi nënshkroi një deklaratë tek noterja dhe me të u paraqit në kushtetuese.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta krimet e renda nisin hetimet per dvoranin padia e metes per ardian dvoranin ilir meta krimet e renda nisin hetimet per dvoranin padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll