Aktualitet

KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës, Kleanthi Zekën

22 Nëntor 2019, 09:53 Nga DOSJA
KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës,

Tiranë- Në  detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit është konfirmuar Kleanthi Zekën, prokurori në Gjykatën e Apelit në Vlorë.

Trupa gjykesuese e përbërë nga Etleda Çiftja, kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia anëtar e nxorën prokurorin të pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit.

Më herët Zeka ka qenë më parë oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në qershor të 2014-ës u emërua prokuror i Apelit në Vlorë, detyrë të cilën e mban edhe sot.

“Kam plotësuar kuadrin pozitiv për të tri kriteret. Jam familjar, i mbyllur dhe jo i qejfit, duke shmangur kështu kontaktet e papërshtatshme si edhe kam burime të ligjshme,” tha Zeka në fund të seancës. Më pak KPK vendosi që ai të mos shkarkohej.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konfirmohet në detyrë kleanthi zeka konfirmohet në detyrë kleanthi zeka

Sondazh

Poll