Aktualitet

U shkarkua nga KPA, Besnik Muçi mbërrin sot në Gjykatën Kushtetuese (FOTO+VD)

22 Nëntor 2019, 09:25 Nga DOSJA
U shkarkua nga KPA, Besnik Muçi mbërrin sot në Gjykatën

TIRANË- Një ditë më parë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e shkarkoi nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë por Besnik Muçi u shpreh se nuk e njihte këtë vendim dhe do të vijonte punën e tij si gjyqtar në Gjykatën Kushteutese. 

Sot Muçi ashtu siç kishte paralajmëruar ka shkuar në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi tha se si gjyqtar ai nuk është shkarkuar, pasi mbarimin e mandatit të tij e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.

Pas vendimit të djeshëm, në një deklaratë për mediet Muçi u shpreh se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi sipas tij Vettingu për të duhet të kishte ndaluar që në momentin kur presidenti Ilir Meta e dekretoi si pjesë e Gjykatës Kushtetuese. 

Që në momentin që unë kam bërë betimin, kam humbur statusin e prokurorit, Kolegji s’ka patur më kompetencë të më hetonte. me ndryshimet e fundit të vitit 2016 të Kushtetutës”, deklaroi ndër të tjera ai. 

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është thelluar edhe më tej. KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 19:54

BERAT– Një video e tmerrshme është publikuar ditën e sotme në media, ku shihet se si një i ri dhunohet në mënyrë barbare. “JOQ”, ka publikuar pamjet e rënda, te...