Aktualitet

Gati për të shpërndarë kokainën, si u arrestuan tre të rinjtë në Lezhë, lëvizjet e fundit pranë picerisë

22 Nëntor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Gati për të shpërndarë kokainën, si u arrestuan tre

Lezhë- Nga policia janë arrestuar 3 persona pasi akuzohen për trafikim kokaine. Në prangat e Policisë kanë rënë D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës; E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin  lëviznin për në drejtim të Lezhës ku do të shpërndanin kokainën në zonën e Ishull Lezhë. Por policia ka mundur që të bie në gjurmët e tyre dhe të organizojë operacionin ku më pas i ka arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë. Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe një automjet.

Vihen në pranga 3 shtetas si bashkëpunëtorë.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që levizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
-E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në lezhë shkatërrohet grupi i kokainës në lezhë arrestohen 3 persona në lezhë shkatërrohet grupi i kokainës në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 19:54

BERAT– Një video e tmerrshme është publikuar ditën e sotme në media, ku shihet se si një i ri dhunohet në mënyrë barbare. “JOQ”, ka publikuar pamjet e rënda, te...

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 18:07

GJIROKASTËR– Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër, Dashamir Qeli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Qeli sot është preza...