Aktualitet

Arrestohet për herë të tretë durrsaku i kërkuar nga Italia, pjesë e bandës së drogës, pritet të ekstradohet (EMRI)

22 Nëntor 2019, 07:37 Nga DOSJA
Arrestohet për herë të tretë durrsaku i kërkuar nga

Durrës- Nga Policia e Durrësit është finalizuar operacioni “Ekstradimi”, ku është arrestuar Skënder Jusufi për qëllim ekstradimi drejt Italisë.  Sipas Policisë ai ishte në kërkim për trafik kokaine dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjykata e Cagliarit,Itali,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale”.

Mësohet se Jusufi  ishte pjesë e bande droge në Itali të drejtuar nga Ramazan Malo. Ky grup shpërndante drogë pranë shkollave dhe lokaleve të natës dhe hetimi kishte nisur që prej 2016.

Theksojmë se Skënder Jusufi 65-vjeç është arrestuar dhe liruar edhe dy herë të tjera nga Policia.  Fillimisht në 19 tetor të 2016 ai është arrestuar në Durrës pasi Italia e kishte dënuar me 8 vite burg për trafik droge. Ndërsa arrestimi i dytë i është bërë më 4 janar të vitit 2018 sërish për akuzën e trafik, pasi gjykata e Apelit në Bari e kishte dënuar me 5.9 vite burg. Por ai mundi të lirohej nga burgu.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni “Ekstradimi”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit S.J., banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet jusuf skënderi operacioni ekstradimi durrës arrestohet jusuf skënderi operacioni ekstradimi durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 19:54

BERAT– Një video e tmerrshme është publikuar ditën e sotme në media, ku shihet se si një i ri dhunohet në mënyrë barbare. “JOQ”, ka publikuar pamjet e rënda, te...

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 18:07

GJIROKASTËR– Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër, Dashamir Qeli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Qeli sot është preza...