Aktualitet

‘Këmbanë alarmi’/ Denoncimi i fortë i gazetarit: Prokurorë në detyrë kërcënojnë redaksi mediesh

21 Nëntor 2019, 20:49 Nga DOSJA
‘Këmbanë alarmi’/ Denoncimi i fortë i gazetarit:

TIRANË- Gazetari Bledian Koka në studion e lajmeve në RTV Ora ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, prokurorë në detyrë i bëjnë redaksive të mediave dhe gazetarëve.

Sipas Kokës, kjo është një kambanë alarmi, duke paralajmëruar se këto denoncime shumë shpejt do të bëhen publike.

Bledian Koka: Ne sot kemi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili është përjashtuar për çështje pasurie, por lajmi i keq është që sot ka prokurorë që janë në detyrë, të cilët kërcënojnë redaksi mediash, deri në kërcënime fizike….

Beti Njuma: E keni fjalën për kërcënime personale?

Bledian Koka: Po, kërcënime personale, merren me gazetarët dhe me redaksi të caktuara medias që punojnë në Shqipëri, të cilët ata i kërcënojnë pse publikojnë informacion që kanë të bëjnë me pasurinë. Kjo është një kambanë alarmi. Jam i sigurt që informacionet të këtij denoncimi që po bëj sonte (për mua kjo është shqetësuese) do të dalin shumë shpejt në media.

Marrë nga: Ora news

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledian koka kercenimi i gazetareve bledian koka kercenimi i gazetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 19:54

BERAT– Një video e tmerrshme është publikuar ditën e sotme në media, ku shihet se si një i ri dhunohet në mënyrë barbare. “JOQ”, ka publikuar pamjet e rënda, te...

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 18:07

GJIROKASTËR– Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër, Dashamir Qeli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Qeli sot është preza...