Aktualitet

21 Nëntor 2019, 19:54 Nga DOSJA

BERAT– Një video e tmerrshme është publikuar ditën e sotme në media, ku shihet se si një i ri dhunohet në mënyrë barbare. “JOQ”, ka publikuar pamjet e rënda, teksa shkruan se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit.

Siç mund ta shikoni edhe vetë, i riu, që sipas denoncimit punonte kamarier, rrethohet nga katër djem të cilët ëm pas e masakrojnë me grushta e shkelma. Një tjetër përpiqet t’i ndalojë, por ata kthehen dhe i gjuajnë sërish me shkelm në kokë.

Në fund largohen dhe e lënë të dhunuarin nën rrotat e një makinë të parkuar aty oranë.

Disa djem të tjerë i vijnë në ndihmë të riut dhe telefonojnë autoritetet, por në denoncimin e mbërritur në redaksinë e “JOQ”, thuhet se nuk është marrë asnjë masë për këtë ngjarje.

Pershendetje JOQ! Ky sherr ka ndodhur para 3 ditesh ne qytetin e Beratit, ndersa sot djemte jane ne gjendje te lire. Eshte dicka shume e tmerrshme. Nuk i njoh personalisht djemte. Djali qe eshte goditur eshte kamarier me aq sa me thane ndersa sherri mendohet se ka ndodhur per motive te dobeta,”- shkruhet në denoncim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat dhune barbare rrihet kmarieri ne berat berat dhune barbare rrihet kmarieri ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2019, 18:07

GJIROKASTËR– Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër, Dashamir Qeli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Qeli sot është preza...