Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur makina luksoze, arrestohen dy shqiptarë në Itali (VD)
21 Nëntor 2019, 17:23Nga DOSJA
ITALI- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane, pasi akuzohen për një serë veprash penale.
Sipas raportimit të medieve italiane, dy shqiptarët ishin pjesë e një bande të specilizuar për vjedhje automjetesh dhe apartamentesh.
Në orët e para të mëngjesit policia italiane ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë të moshës 45 dhe 41 vjeç , policia kishte një urdhër arrest për personat në fjalë nga gjykatësi Busto Arsizio.
Të dyshuarit ishin pjesë e një bande prej katër personash, të gjithë me kombësi shqiptare, dhe që të katër personat kishin në polici vepra penale, si: vjedhje makinash, vjedhje banesash, rezistencë ndaj një zyrtari.
Grupi i shqiptarëve ishin të specializuar për vjedhje të Rang Rover dhe makinave të mëdha, makina të cilat gjenden në aeroporin e Milanos, Malpansa dhe Linate.
Në qytetin e Milanos, ata dispononin dy garazhe nëntokësore, pasi i vidhnin makinat i vendosnin në garazh përkohësisht, me qëllim që ti bënin të padukshme nga sateliti i instaluar në makinat e vjedhura.
Pasi i pastronin makinat, ua shisnin më pas sipëmarrësve, për të cilët policia thotë se është akoma në hetim. Dy të arrestuarit e sotëm janë quajtur përgjegjës për një seri prej 4 vjedhjesh ne provincat e Ravenna dhe Brescia, vjedhje parash, stolish, veshjesh edhe vjedhje makinash.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët në Tiranë, se për shkak të rikostruksionit të kabinave do të ketë një shkëputje të energjisë elektrike, në disa zona të...
GENOVA– Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilit vidhinin banesat duke mbledhur kështu objekte me vlerë dhe para, që kapnin shifrën e...
LIBRAZHD– Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.Një mjet tip Benz ka përplasur një motor, në të cilin po udhë...
TIRANË- Komisioni i Venecias është i gatshëm të jap një opinion për Gjykatën Kushtetuese. Pas sugjerimit të ambasadës së SHBA-ve për ta çuar debatin...
ITALI- Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar 220 kartëmonedha false me prerje 50 euro në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.Sipas raportimit të medie...
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës, ka arrestuar sot një të ri i cili kishte shkelur semaforin dhe më pas i ishte larguar patrullës. Sipas informacioneve un...
GJIROKASTËR– Një sherr i momentit në Gjirokastër ka degjeneruar në përdorimin e forcës fizike nga, ku një person ka përfunduar në spitalin e Traumës në Ti...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë të çuditshme Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Me anë të një statusi në Facebook, gaz...