Aktualitet

“Do ia çoja xhaxhait, do bëheshim milionerë”, Çekaj shpërthen para Gjykatës për 613 kg kokainë: GDF instaloi kamera!

21 Nëntor 2019, 16:25 Nga DOSJA
“Do ia çoja xhaxhait, do bëheshim milionerë”,

TIRANË– Biznesmeni Arbër Çekaj, për të cilin Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg për 613 kilogramë kokainë që u gjetën në konteinerin me të cilin ai bënte transportin e bananeve nga Kolumbia ka shpërthyer përpara trupit gjykues.

Gjatë seancës së zhvilluar një ditë më parë,  proces të cilin Çekaj e ka cilësuar si një çmenduri, biznesmeni ka shpërthyer përpara Krimeve Të Rënda duke u shprehur se operacioni është ndërprerë për të fshehur kriminelin.

Arbër Çekaj e ka pyetur trupën gjykuese se përse nuk është lënë që të vepronte deri në fund, në mënyrë që të shihej nëse ai do ta merrte drogën apo jo, nëse do ta ndante me fisin e tij dhe të bëheshin milionerë.

Ndër të tjera, biznesmeni mësohet të ketë shtuar se Guardia Di Finanza e ka dalluar drogën në kontrollin e bërë në Livorno dhe kanë instaluar kamera brenda konteinerit për të parë se kush do ët afrohej, por që gjithçka është shkatërruar nga pala shqiptare.

Në fund, Çeka ka akuzuar Prokurorin dhe është shprehur se dëshiron të gjykohëet në bazë të provave të mbledhura dhe jo sipas kriterit subjektiv të prokurorit.

Pse nuk e latë drogën, pse nuk më latë që të fusja duart te droga? Pse nuk më latë që të merrja fisin për drogën? T’i thosha merrni se do bëhemi të pasur, milionerë. Do t’i jepja edhe xhaxhait tim një çantë.

Mendoni ju se Guarda di Finanza pas disa kontrollesh nuk konstatoi lëndën narkotike?? Sigurisht që e ka konstatuar dhe ka vendosur edhe kamera aty. Ata e lanë sasinë që autoritetet në Shqipëri të zbardhnin ngjarjen deri në fund.

Kjo Prokurori ka bërë komplot kundër meje. Për të gënjyer italianët se puna u çua në fund. Për të gjetur një kriminel. Për të gënjyer ambasadorët e huaj se kjo Prokurori po punon e pavarur nga politika dhe krimi. Unë nuk jam kriminel, nuk kam qenë ndonjëherë. Kërkoj të më gjykoni në bazë të provave dhe fakteve dhe jo në bazë të mendimit subjektit të prokurorit,”– mësohet të jetë shprehur biznesmeni në Gjykatë, shkruan Panorama.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë.

Ai u arrestua në Gjermani ku kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta, por gjykata e Dusseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.  

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 burg për Arbër Çekajn. Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë menaxherin Donaldo Lushaj dhe shoferin Armando Pezaku ka kërkuar përkatësisht 14 dhe 13 vite burg.

Nëse pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar që kanë bërë tre të arrestuarit, Çekaj do ët dënohet me 14 vite burg, ndërsa Lushaj dhe Pezaku me përkatësisht 10.8 dhe 8.8 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj

Sondazh

Poll