Aktualitet

S’u dorëzua kurrë për ta nxjerrë nga ferri! Alvin Berisha mirënjohës ndaj të atit, i dedikon fjalët prekëse: Mbur

21 Nëntor 2019, 16:13 Nga DOSJA
S’u dorëzua kurrë për ta nxjerrë nga ferri! Alvin

ITALI– Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, i cili vetëm pak javë më parë u nxorr nga kampi i Al Hol-it i ka dedikuar fjalët më të bukura babait të tij, Afrimit.

Tashmë që të dy menaxhojnë një rrjet social, Alvini ka nisur që të publikojë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij tanimë që u kthye pranë gjirit të familjes. 

Së fundmi ai i ka dedikuar një mesazh edhe të atit, i cili pasi Alvini u mor dhe u dërgua nga nëna e tij 5 vite më parë në Siri, nuk reshti kurrë së kërkuari atë.

“Si mburojën ma t’fort gjithmon pa dyshim i kisha zgjedh krahet e tu babi,”-thuhet në mesazhin që ka shpërndarë 11-vjeçari.

Historia e Alvin Berishës

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atit dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri itali kampi al hol alvin berisha historia e alvin berishes ne siri itali kampi al hol

Sondazh

Poll