Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Librazhd/ Makina përplas motorin, dy persona të plagosur, në gjendje kritike në mes të rrugës

21 Nëntor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Aksidenti i rëndë në Librazhd/ Makina përplas motorin, dy

LIBRAZHD– Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Një mjet tip Benz ka përplasur një motor, në të cilin po udhëtonin dy persona. Për pasojë, të dy personat kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të plagosurit vazhdojnë të jenë të shtrirë në rrugë, në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia dhe ambulanca kanë vonuar t’u shkojnë në ndihmë. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm që iu kanë ardhur në ndihmë dy personave të aksidentuar.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Qukës, shtetasi T. Zh., 33 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd , duke drejtuar mjetin tip, “Benz”, është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E.S.,

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe një këmbësor shtetasi K.H., 34 vjeç, banues në Librazhd, janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me motor aksident ne librazhd plagosen dy persona aksident me motor aksident ne librazhd plagosen dy persona

Sondazh

Poll