Aktualitet

Meta sulmoi ambasadorët, Artan Hoxha ka një kërkesë për Amerikën: Marinsat nxirrini të spastrojnë godinat anash Bulevard

21 Nëntor 2019, 13:06 Nga DOSJA
Meta sulmoi ambasadorët, Artan Hoxha ka një kërkesë për

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë të çuditshme Ambasadës Amerikane në Shqipëri. 

Me anë të një statusi në Facebook, gazetari Hoxha i kërkon ambasadës amerikane, e cila sot u sulmua nga presidenti Ilir Meta, që të “spastrojë” godinat tek Bulevardi i Dëshmorëve të Kombit, pikërisht aty ku edhe ndodhet Presidenca.

Në statusin e tij, gazetari shkruante se ambasada mund të përdorte marinsat që ndodheshin në Shqipëri për stërvitje, të cilët më pas do të përfitonin nderimin e popullit shqiptar. 

“Më duket se nuk na bën me derman as Komisioni Venecias???!!! Por meqë i sollët ata marinsat e Forcave Operacioniale Speciale të Shteteve te Bashkuara të Amerikës para ca ditësh në Tiranë, dhe mesa di vazhdojnë të jenë duke bërë stërvitje rrethinave të kryeqytetit, nxirrini të bëjnë një operacion spastrimi në këto godinat anash Bulevardit “Dëshmorët e kombit”, se ka për të dalë gjithë populli t’i mbajë në krah në sheshin “Skënderbej”…”-shkruan Hoxha. 

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka folur me tone të ashpra kundër disa ambasadorëve duke i quajtur ata palaço. Reagimi i tij erdhi menjëherë pasi KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta meta sulmon ambasadoret referendumi i metes artan hoxha besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta meta sulmon ambasadoret referendumi i metes

Sondazh

Poll