Aktualitet

Grabitja ‘hollivudjane’ në Rinas, Krimet e Rënda lënë në burg 6 të arrestuarit: Të merret me detyrim ADN-ja e Veselit

21 Nëntor 2019, 12:06 Nga DOSJA
Grabitja ‘hollivudjane’ në Rinas, Krimet e Rënda

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për 6 të arresturit për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Ankimimi i Oltion Veselit dhe Elton Piklit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e Prokurorisë  është rrëzuar nga Krimet e Rënda. Gjithashtu Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që të merret me detyrim kampioni biologjik për ADN-në për Oltion Veselin.

Deri më tani të arrestuar për grabitjen në aeroporti e Rinasit janë: Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela, shtetasi nga Kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Grabitja e Rinasit ndodhi mesditën e 9 prillit, ku një grup prej 5 personash grabiti shumën prej 5.6 mln eurove. Grupi u larguar me një furgon të bardhë, i cili u ndoq nga policia. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda grabitja e 10 milionë eurove në rinas grabitja e rinasit oltion veseli gjykata e krimeve te renda grabitja e 10 milionë eurove në rinas grabitja e rinasit oltion veseli

Sondazh

Poll