VIDEO/ Vettingu e shkarkoi edhe si gjyqtar, relatori Sokol Çomo i parapriu Besnik Muçit, çfarë tha KPA në shpalljen e vendi
21 Nëntor 2019, 11:36Nga DOSJA
TIRANE– Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duket se ka qenë tejet e qartë kur u shpreh se shkarkimi i Besnik Muçit është kryer jo vetëm si prokuror, por edhe si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse Besnik Muçi thase nuk e njeh vendimin e KPA, me pretendimin se bazuar në nenin 130 të Kushtetutës, Vettingu për të ka përfunduar dhe se ai si gjyqtar i Kushtetueses nuk preket, relatori Sokol Çomo i ka paraprirë kësaj deklarate.
Në shpalljen e vendimit nga KPA, Çomo u shpreh: Për këto arsye trupa gjykuese, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja b, e ligjit 84 të vitit 2016 për rivlerësimit e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendosi, ndryshimin e vendimit numër 58, datë, 1.8.2018 të KPK, dhe shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Besnik Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, dhe gjyqtar i gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Por ku u bazua Besnik Muçi në mbrojtjen e tij?
Besnik Muçi përmendi nenin 130 të Kushtetutës, ndryshuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016 në të cilin thuhet: Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit.
Por ngërçi në përfundimin e statusit të prokurorit për Muçin qëndron në faktin, se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, siç tha edhe vetë Muçi, nuk e ka njoftuar përfundimin e këtij statusi.
Kjo përplasje, KLP-KPA dhe Gjykatë Kushtetuese, të cilës i zbret edhe një anëtar, të vetmen zgjidhje ligjore mund t’a gjejë në Strasburg, pasi vendimet e KPA në Shqipëri nuk mund të ankimohen.
Ditën e sotme, KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Vlorë– Në Gjykatën e Apelit në Vlorë është shtyrë sërish sot seanca ndaj ndaj ish-oficerit të policisë Dritan Zaganit, i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ d...
SHKODËR– Jetimët që jetojnë në konviktin “Safer Spahia” do të transferohen tek “Arben Broci”, për shkak të rikonstruksionit që pritet të ndodhë në godinën...
FUSHË KRUJË- Një aksident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Fushë Krujës paraditen e sotme.Makina “Mercedez Benz” me targa angleze, e cila drejtohej...
TIRANË- Për rezultatet e Policisë gjatë vitit 2019, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka raportuar në Komisionin e Siguris. Veliu k...
Tiranë- Një ditë më parë për krizën politike në vend, presidenti i vendit Ilir Meta u takua me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në takimin e djeshëm nuk munguan ...
Tiranë- Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë natës operacionin “Kombinati”, ku janë kapur 3.9 kg heroinë dhe një armë zjarri tip pistoletë.Nga Policia janë arr...
TIRANË- Një video shumë e përfolur ditët e fundit, ku një ambasador i huaj kryen marëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës shqiptare, po mbahet s...