Aktualitet

Shtyhet seanca në gjykatën e Vlorës për Dritan Zaganin, shkak bëhet Ministria e Drejtësisë

21 Nëntor 2019, 11:12 Nga DOSJA
Shtyhet seanca në gjykatën e Vlorës për Dritan Zaganin,

Vlorë– Në Gjykatën e Apelit në Vlorë është shtyrë sërish sot seanca ndaj ndaj ish-oficerit të policisë Dritan Zaganit, i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskallëzim krimi’. Seanca e sotme, e cila u drejtua nga Margarita Buhala, u shty për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ka arritur që të njoftojë Zaganin përmes autoriteteve zviceriane. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 22 janar.

 

Në shkallë të parë Zagani është dënuar me 4.5 vite heqje liria. Kujtojmë që ish-oficeri i policisë u bë i famshëm për denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, se kishte lidhje me trafikantë droge, me Habilajt. Ai tashmë prej 5 vitesh ndodhet në arrati në Zvicër, ku aty ka kërkuar edhe azil politik, ndërkohë në vendin tonë vijojnë hetimet për të.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani gjyqi ndaj dirtan zaganit saimir tahiri dritan zagani gjyqi ndaj dirtan zaganit saimir tahiri

Sondazh

Poll