Politike

“Turp! Turp! Turp!”, shkarkimi i Besnik Muçit, Presidenca: ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë

21 Nëntor 2019, 10:28 Nga DOSJA
“Turp! Turp! Turp!”, shkarkimi i Besnik Muçit, Presidenca:

TIRANË- Pas vendimit të Komisionit të Pasaçëm të Apelimit për të shkarkuar anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin, ka ardhur një reagim nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidenit, Tedi Blushi, në një reagim në Facebook, shkruan se nuk ka asnjë surprizë nga KPA, që e cilëson si Vetting-u i partisë.

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!“, shkruan Blushi.

KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik muçi shkarkohet nga detyra tedi blushi zedhenesi i presidentit besnik muçi shkarkohet nga detyra tedi blushi zedhenesi i presidentit

Sondazh

Poll