Aktualitet

Pasuria dhe figura ‘djeg’ gjyqtarin e Kushtetueses/ KPA e shkarkon, Muçi: S’iki, nuk njoh vendimin! (VD)

21 Nëntor 2019, 06:57 Nga DOSJA
Pasuria dhe figura ‘djeg’ gjyqtarin e Kushtetueses/ KPA e shkarkon,

TIRANË- Gjykata Kushtetuese rihyn në një ngërç edhe më të madh, pas shkarkimit sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për gjyqtarin e emëruar nga presidenti Ilir Meta, Besnik Muçi. Në një seancë e cila është shtyrë për disa herë, KPA vendosi shkarkimin e Muçit, për shkak të problemeve me pasurinë e tij, por edhe ankesave për pastërtinë e figurës.

Sipas vendimit të KPA, Muçi ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i Drejtësisë, dhe nuk mund të vijojë më tej detyrën.  “Trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë. Ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe personave të lidhur me të”, u shpreh trupa gjykuese.

Në përfundim të seancës, Muçi i surpizoi mediat, kur pasi doli nga ambientet e KPA, ai tha se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi sipas tij Vettingu për të duhet të kishte ndaluar që në momentin kur presidenti Ilir Meta e dekretoi si pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Muçi sqaroi se ky pretendim i tij bazohet në nenin 130 të Kushtetutës, i ndryshuar në vitin 2016. “Që në momentin që unë kam bërë betimin, kam humbur statusin e prokurorit, Kolegji s’ka patur më kompetencë të më hetonte. …me ndryshimet e fundit të vitit 2016 të Kushtetutës”-tha Muçi.

Pas këtij prononcimi, Muçi hipi në automjetin e Gjykatës Kushtetuese duke sfiduar kështu vendimin e formës së prerë nga KPA, që nuk mund të ankimohet në asnjë institucion shqiptar, përveçe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.

Arsyet pse Besnik Muçi nuk denoncoi më herët se Vettingu për të kishte mbaruar, ai nuk i ndau me mediat, por vendimi i sotëm i KPA, fut sërish në ngërç ngritjen e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në Shqipëri, që për funksionimin e tij duhen 6 anëtarë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari  relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 33/2018, datë 12.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendimi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 21.11.2019, ora 11:00, në Tiranë.

(F.g;a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra nis ringritja e gjykatës kushtetuese besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll