Politike

Nishani pas takimit me Metën: U njoha me çështja të pabëra publike, Kuvendi të shkarkojë ata që hoqën Besnik Muçin

21 Nëntor 2019, 09:33 Nga DOSJA
Nishani pas takimit me Metën: U njoha me çështja të

TIRANË– Ditën e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me ish-presidentin Bujar Nishani për krizën politike në vend.  Pas takimit me Metës, ish-presidenti ka theksuar për mediet se është njohur me disa çështje që deri më tani nuk janë bërë publike dhe që tentojnë institucionin e Presidentit.

Për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese ai ka mbështetur Presidentin Ilir Meta pasi ka theksuar se kjo që po ndodh është një kaos dhe një sulm i rëndë ndaj Kushtetutës.

“Një kaos dhe anarki dhe sulm të rëndë të kushtetutës. Prishje të balancave dhe goditje e ashpër e rëndë barbare publike ndaj Kushtetuetës dhe Reformës. Në këtë takimu njoha edhe me disa çështje të pa bëra publike të Presidentit, që tregojnë për një tendencë për të minuar Presidencën. Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. I takon presidentit të bëjë publike, por cdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës”,  tha Nishani.

 

Sa i përket shkarkimit të Besnik Muçit nga KPA, ai u shpreh se anëtari i KLP-së ka të drejtë me qëndrimit e tij që thotë se nuik mund të shkarkohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.  Ai la të kuptohet se anëtarit të Kushtetueses të emëruar nga Meta nuk mund t’i hiqet statusi që ka marrë pasi ai është betuar tek presidenti.

“Ai nuk ekziston më si prokuror që hetohet. Që në betimin e tij. Analiza morale shkon shumë gjerë. Cdo individ nuk mund të hetohet nga KPA. Skandaloze në çfarë situate janë njerëzit që zbatojnë vetingun. Kur një subjekt nuk ekziston më ata nuk kanë pasur ç’të hetojnë. Shikoni në çfarë niveli i kemi. Ata duhet shkarkuar nga detyra. Se kanë integritet skandaloz. Të mblidhet Kuvendi dhe të hetojë për të shkarkuar këta njerëz.” tha Nishani.

Për deklaratën e Ballës, çështja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese t’i kërkohet edhe një opinion Komisionit të Venecias, ai u shpreh se nuk ka asnjë arsyetim që kjo çështje t’i dërgohet këtij komisioni.

“Komisioni i Venecias nuk ka asnjë lloj baze asnjë arsyetim. Komisioni i Venecias në rastin e Reformës në Drejtësi i ka dhënë rekomandimet e saj“, u shpreh Nishani.

KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani ilir meta meta takon nishanin ngërçi me gjykatën kushtetuese bujar nishani ilir meta meta takon nishanin ngërçi me gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll