Aktualitet

Presidenti shtrëngim duarsh me Berishën/ Artan Hoxha nxjerr videon e 2001-it: S’ishte mësuar mikpritja malësore, porosia e

21 Nëntor 2019, 09:30 Nga DOSJA
Presidenti shtrëngim duarsh me Berishën/ Artan Hoxha nxjerr videon e

Tiranë- Një ditë më parë për krizën politike në vend, presidenti i vendit Ilir Meta u takua me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në takimin e djeshëm nuk munguan shtrëngimi i duarve mes tyre dhe akuzat e Berishës për Ardian Dvoranin, kreu e KED-së.

Për këtë takim ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar edhe një video, ku sipas tij janë protestuesit demokratë në Tropojë ata që hedhin akuza ndaj Metës më 2001.

“Asgje nuk harrohet…. Presidenti ne detyre Meta, ndersa percillte nga nje takim shume i perzemert ish-presidentin Berisha na kujtoi se si mirepritet malesori…
Ne rregull deri ketu, pa a ju kujtohet se si e keni mirepritur njeri-tjetrin para ca vitesh, apo ne ate kohe nuk e kishit mesuar mikpritjen malesore… Ja si mikepritej ish-kryeministri Ilir Meta ne janar te vitit 2001 me porosi te Sali Berishes nga malesoret ne Tropoje…”, shprehet Artan Hoxha, teksa publikon edhe videone vitit 2001.

Në këtë protestë nuk mungojnë akuzat dhe sharjet e protestuesve ndaj kryeministrit të asaj kohe, Ilir Metës që sipas Hoxhës kanë qenë me porositë të Berishës.

VIDEO e publikuar nga Artan Hoxha

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ilir meta meta takon opoziten artan hoxha ilir meta meta takon opoziten

Sondazh

Poll