Aktualitet

Protagonistë të videos seksuale, zyrtarja e Ministrisë së Brendshme e ambasadori i vendit mik

21 Nëntor 2019, 07:58 Nga DOSJA
Protagonistë të videos seksuale, zyrtarja e Ministrisë së

TIRANË- Një video shumë e përfolur ditët e fundit, ku një ambasador i huaj kryen marëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës shqiptare, po mbahet si mjet presioni dhe shantazhi nga disa persona që e zotërojnë në dorë këtë video.

Dosja.al ka arritur të mësojë se në fakt videoja, ka dalë për qarkullim mes shokësh, fillimisht në disa tavolina në hotel “Rogner” dhe “Sheraton”, ku më vonë ka rënë në dorë edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kjo video ka si protagoniste një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasador të një vendi mik me Shqipërinë, të cilët janë në çaste intime me njëri-tjetrin. Përveç se një skandal diplomatik, publikimi i kësaj video në media, do të sillte shkatërimin e jetës private të dy protagonistëve të kësaj video.

Po ashtu, mësohet se prej kohësh materiali filmik ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndërkohë që zyra e shtypit në Presidencë, mohon të ketë folur ose të ketë një video të tillë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno video-skandali seksual me ambasadorin elton qyno video-skandali seksual me ambasadorin

Sondazh

Poll