Aktualitet

Një tjetër tërmet godet vendin, epiqendra në afërsi të Sarandës

21 Nëntor 2019, 07:01 Nga DOSJA
Një tjetër tërmet godet vendin, epiqendra në afërsi

Sarandë- Një tjetër tërmet godet vendin në orën 04:07 të mëngjesit. Këtë herë epiqendra ka qenë në fshatin Aliko të Sarandës, me magnitudë 3.1 ballë. Nuk raportohet për dëme materiale. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Delvinë, Finiq dhe Konispol.

Korça muajt e fundit, që prej qershorit është prekur shumë nga lëkundjet e tërmetit. Pas tërmetit të qershorit që pati dëme të mëdha dhe shumë banesa u dëmtuan, më 1 nëntor sërish pati një tërmet të fortë në Korçë. Tërmeti me një magnitudë  4.7 tronditi zonën e Korçës, epiqendra ishte në fshatin Miras.

Po kështu Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë muajin e kaluar. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka ishte manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet ishin të forta dhe u dëmtuan më shumë se 900 banesa dhe u lënduan mbi 110 persona.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tërmet në sarandë termeti i forte ne shqiperi tërmet në sarandë termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll