Politike

Ngërçi në Kushtetuese/ Dvorani u përgjigjet akuzave të Metës: S’mund të më ngarkohen përgjegjësi personale, s’kam

21 Nëntor 2019, 06:36 Nga DOSJA
Ngërçi në Kushtetuese/ Dvorani u përgjigjet akuzave

Tiranë- Dy ditë më parë Presidenti i vendit Ilir Meta firmosi një  kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, të cilin e akuzon për dy për dy vepra të rënda penale,” shpërdorim detyre neni 248 kodit penal” dhe “përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.”Kjo përpasje mes tyre nisi për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Për këto akuza, Ardian Dvorani në emisionin “Top Talk “në Top Channel, ka deklaruar se

Nuk kam parë që një kallëzim t’i drejtohet 3-4 Prokurorive njëherësh. Përgjithësisht ata që janë profesionistë dhe e njohin ligjin e Kushtetutën, pretendojnë dhe e dinë se cila është prokuroria kompetente për dorëzuar një kallëzim penal. Prokurori nuk duhet të mendojë se kush do të jetë kryetari i KED vitin tjetër, nuk duhet të mendoj fare se kush është kallëzuesi, por duhet të respektojë Kushtetutën”, u shpreh ai. 

Ai më tej sqaroi edhe i rolin e tij në procesin e vlerësimit dhe dërgimit të listave me emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

“Radha është një koncept që interpretohet në mënyrë tërësisht të gabuar dhe veprimet e Këshillit për dërgimin e listave te organet e emertesës është një vendim që nuk ndikon fare në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, dhe nuk mund të më ngarkojë me përgjegjësi personale. Radha është momenti kur lind vakanca, kush është kompetent, pastaj ku përfundon procesi është diçka tjetër që nuk ka lidhje fare me kushtëzimin e njëri-tjetrit, Kuvendit dhe Presidentit”, tha ai.

PËRPLASJA META-DVORANI

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj. Kjo e fundit u betua para një notereje dhe njihet si anëtare nga Kuvendi dhe KED. Ndërsa Meta ka dekretuar  Marsida Xhaferllarin.

Për situatën e krijuar, Meta kallëzoi penalish Ardian Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese ardian dvorani ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll