Politike

“Rama të largojë banditët nga loja”, Bojaxhiu reagon ndaj Kadillit: Unë si qytetar po vidhem, dua nga partitë politike

21 Nëntor 2019, 06:24 Nga DOSJA
“Rama të largojë banditët nga loja”, Bojaxhiu reagon

Tiranë- Një debat  ka pasur mbrëmjen e djeshme mes anëtarit të Kryesisë së PD-së, Bardh Kadillit dhe Gjergj Bojaxhiut.

Në emisionin “Byro Politike” në “Acb news” Kadili ka theksuar se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme me presion institucional. Ai u shpreh se Rama duhet të largojë kriminelët nga loja dhe aty do të duket rezultati i vëretë i zgjedhjeve.

“Kjo zhurmë politike po prodhon një krizë të madhe si papunësia, varfëria e shqiptarëve. Nuk mund të vazhdojë kjo krizë, në zgjedhje të parakohshsme shkohet me presion institucional. Por do të ketë edhe përplasje më qytetarët. Qytetarët nuk do ta lënë me kaq, nuk mund të vazhdojë Rama të kalojë përtej çdo limiti.  Edi Rama nuk bën të lumtur as socialistët as demokratët, mjafton të largojë kriminelët nga loja dhe mund ta shohim se si do të dali rezultati i zgjedhjeve.  PD është aty dhe është alternativë shqiptarët, jami një forcë politike që matemi me votë. Nëse shqiptarët nuk kanë mundësi të votojnë nuk ka garë. Duke përdorur krimin, paratë e drogës, duke mbjellë kanabis Edi Rama ka penguar zgjedhjet, tha Kadilli.

Menjëherë ka ndërhyrë Bojaxhiu, i cili është shprehur se edhe në PD ka pasur element kriminal që e kanë mbështetur.

“Unë si qytetar po vidhem, dua nga partitë politike të mos ketë kriminelë” theksoi Bojaxhi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh kadilli gjergj bojaxhiu bardh kadilli gjergj bojaxhiu

Sondazh

Poll