Aktualitet

Fevziu tregon tmerrin që përjetoi kur po kthehej nga Kosova: Njëri ishte në gardh dhe u hodh pupthi

20 Nëntor 2019, 21:41 Nga DOSJA
Fevziu tregon tmerrin që përjetoi kur po kthehej nga Kosova:

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu sot në emisionin “Opinion” ka treguar një histori personale. Teksa në emision po flitet për sigurinë rrugore dhe aksidentet në rrugë, moderatori u shpreh se këmbësorët janë një problem i madh.

Fevziu më tej vijoi duket treguar historinë që i kishte ndodhur teksa po kthehej nga Kosova dhe shtoi se në rrugën e Milotit i ishte shfaqur një këmbësor që rrinte mbi gardh në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Para 4 ditësh isha duke ecur dhe u tmerrova. M’u shfaq njëri në rrugën e Milotit, po kthehesha nga Kosova. M’u shfaq, m’u duk si monument.

Ishte në majë të gardhit aty dhe sa kalova unë, u hodh pupthi. Nuk është më faji i shoferit”, tha gazetari Blendi Fevziu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i fevziut blendi fevziu aksidenti i fevziut blendi fevziu

Sondazh

Poll